Shërbimet
"Konsulent i Jashtëm Ligjor me mbi 20+ vjet përvojë në praktikën ligjore"
Konsulenca Ligjore
Konsulent ligjor Xhevdet Sheta ofron shërbimet e mëposhtme për çështje të ndryshme ligjore.
01
Çështje civile
Konsulencë ligjore për çështje civile përfshin hartimin e akteve të përfaqësimit (prokurat), hartimin e kontratave, negocimin e marrëveshjeve civile, këshillimin për çështjet e trashëgimisë, dhe të tjera të ngjashme.
02
Çështje penale
Konsulencë ligjore për çështje penale bazohet në parashikimet e Kodit Penal, Kodit të Procedures Penale, si dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë interpretuar këto kode.
03
E drejtë tregtare
Konsulencë ligjore për të drejtën tregtare është për bizneset ose individët kanadezë që kanë investuar ose dëshirojnë të investojnë në Shqipëri. Përfshin këshillim ligjor për ligjin e investimeve të huaja, regjistrimin e kompanive apo filialeve në Shqipëri, konsulencë për sigurinë juridike, dhe studimin e tregut përkatës.
04
Çështje familjare
Konsulencë ligjore për çështje familjare përfshin këshillim për procesin e divorcit, hartimin e marrëveshjeve të divorcit, regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, dhe çështje të tjera të lidhura me familjen.
05
Çështje administrative
Konsulencë për çështje administrative përfshin këshillim për paraqitjen e kërkesave apo ankesave para organeve administrative në Shqipëri dhe për marrjen e dokumenteve të ndryshme në Shqipëri.
06
Aksesim në e-Albania
Ofrojmë ndihmë për aksesimin tuaj në portalin shtetëror e-Albania, nga ku mund të shkarkoni dokumenta të ndryshme tuajat si shtetas shqiptar.