Xhevdet Sheta Legal Consultant
Authorized to provide legal advice in Ontario by Law Society of Ontario (LSO),
Respecting the Law of Albania.
Çfarë është një konsulent ligjor?
Konsulenti juaj ligjor i njohur ndryshe si FLC është një person i licencuar për ofrimin e shërbimeve ligjore në drejtim të ligjit të huaj. Konsulenti mund të japë udhëzime klientëve dhe të ofrojë këshilla për veprimet ligjore të nevojshme.
Konsulentët ligjorë janë pikë kontakti e parë para fillimit të një procesi ligjor dhe për këtë arsye, këshillat e tyre janë thelbësore për vazhdimësinë e procesit.
Puna e tyre është e gjerë dhe përfshin detyra të tilla si kërkimi ligjor, hartimi i dokumenteve, hartimi i opinionit ligjor. Konsulentët ligjorë janë të specializuar në trajtimin e çështjeve ligjore, duke përfshirë dhënien e këshillave ligjore, hartimin e prokurave, hartimin e kontratave dhe negociimin e marrëveshjeve.
Roli i konsulentit ligjor (FLC) është vendimtar për ecurinë e mirë të procesit ligjor për bizneset dhe individët që kanë ose mund të kenë çështje ligjore nën juridiksionin e ligjit shqiptar.
Konsulent ligjor Xhevdet Sheta
Ne jemi për të ofruar këshilla ligjore në lidhje me ligjin shqiptar dhe kemi kualifikimin për të ushtruar profesionin e konsulentit ligjor. Me një përvojë 23-vjeçare në zbatimin e ligjit shqiptar, kemi përfaqësuar mbi 25 çështje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në bashkëpunim me partnerët tanë lokal në Shqipëri, realizojmë përfaqësimin në gjykatat shqipëtare dhe në administratë.